Në Gjermani shënon rritje të lehtë numri i të infektuarve nga koronavirusi

Në Gjermani janë shënuar edhe 1,785 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.

Këto shifra e rrisin në 143,000 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Instituti i sëmundjeve infektive Robert Koch tha po ashtu se 194 njerëz kanë vdekur në 24 orët e kaluara, duke e çuar në 4,598 numrin e viktimave nga koronavirusi në Gjermani.

Shifrat e fundit paraqesin një rritje të lehtë të infektimeve të reja, pas dy ditësh rënieje.

Qeveria gjermane ka thënë se koronavirusi është nën kontroll dhe ka lejuar këtë javë hapjen e disa dyqaneve të vogla, përcjell Albinfo.ch.