Në grup me Kosovën, ky është reagimi i federatës greke

Advertisment

Përfaqësuesja e Kosovës të martën mbrëma mësoi kundërshtarët për sezonin e dytë të Ligës së Kombeve.

Kosova këtë sezon është në Ligën C, pasi fitoi grupin e saj në Ligën D. Pra, kundërshtarët e Kosovës janë edhe më të fortë.

Reklame

Fati deshti që Kosova të jetë në grup me Greqinë, Slloveninë dhe Moldavinë.
Cikli i kësaj gare nis nga shtatori i këtij viti dhe mbaron në muajin nëntor.Në lidhje me shortin e hedhur dje ka reaguar edhe Federata e Futbollit të Greqisë përmes rrjetit social “Facebook”.

“Me Kosovën, Slloveninë dhe Moldavinë, ekipi ynë kombëtar është renditur në grupin C të Ligës C të Ligës së Kombeve, ku ndeshjet zhvillohen nga shtatori deri në nëntor të vitit 2020”, ka shkruar Federata greke.

Ndeshja më e zjarrtë do të jetë me Greqinë, pasi është ish kampion i Evropës dhe nuk njeh pavarësinë e shtetin tonë, ashtu siç nuk e njeh edhe Moldavia. /insporti.com/