Në Itali e bëjnë të kryer, pronari i “Louis Vuitton” ka blerë Milanin

Advertisment

Prej disa javësh qarkullon lajmi se Bernard Arnault, pronari francez i markës së famshme të veshjeve, “Louis Vuitton”, është pranë blerjes së Milanit.

Ai është një nga njerëzit më të pasur në botë, pasi zotëron edhe shumë kompani të tjera të njohura të veshjeve dhe stilimit.

Reklame

Sot, ish-futbollisti dhe agjenti i njohur, Massimo Brambati, e ka quajtur fakt të kryer blerjen e Milanit nga Arnault, duke nxjerrë edhe disa prapaskena.

Sipas tij, Zlatan Ibrahimoviç u bind për t’u kthyer te Milani pikërisht nga kjo gjë.

Ndërsa si trajner i menjëhershëm me ardhjen e Arnault do të jetë Allegri, megjithëse ëndrra e së ardhmes mbetet Guardiola.

Një rikthim te Milani do të ketë në staf edhe për Ariedo Braida, ndërsa Gazidis do të largohet. Boban do të qëndrojë të kuqezinjtë edhe me pronarin Arnault, ndërsa për pozicionin e Maldinit nuk ka ende dijeni.