Në Itali gjendet ilaçi që lufton koronavirusin, në 24 orë ka shëruar dy të prekur

Kur në Itali shifrat e të vdekurve dhe të prekurëve vetëm rritet, një lajm i mirë vjen nga vendi fqinj. Një mjek nga spitali i Napolit, ka sugjeruar futjen në listën e medikamenteve për trajtimin e koronavirusit edhe të një ilaçi të quajtur “Tocilizumab”, i cili përdoret kryesisht për kurimin e artritit tek pacientët.

Siç raporton “Reppublica“, mjeku Paolo Ascierto është shprehur se ka trajtuar me këtë medikament dy persona të prekur me koronavirus dhe trupi i tyre ka reaguar në mënyrë të shkëlqyeshme gjatë 24 orëve të fundit.

Reklame

Mjeku nuk thotë se çfarë efekti ka ky medikament tek trupi i pacientëve, megjithatë ai këmbëngul se tek ata ku e ka përdorur ka vërejtur përmirësime të dukeshme brenda 24 orëve.