Në Itali mbyllet gjithçka përveç gjërave të domosdoshme

VENICE, ITALY - MARCH 8: Two foreign tourists talks to each other in a completely empty San Marco Square on March 8, 2020 in Venice, Italy. Prime Minister Giuseppe Conte announced overnight a "national emergency" due to the coronavirus outbreak and imposed quarantines on the Lombardy and Veneto regions, which contain roughly a quarter of the country's population. Italy has the highest number of cases and fatalities in Europe. (Photo by Marco Di Lauro/Getty Images)

Ka 10 590 raste pozitive të koronavirusit në Itali, 2 076 më shumë sesa të martën.

Komisioneri i urgjencës Angelo Borrelli e ka bërë të ditur, duke deklaruar se vi ktimat janë gjithsej 827, 196 më shumë sesa të martën.

Reklame

Ndërkohë kryeministri Conte tha se masat do të shtohen më tej.

“Kjo është koha për të ndërmarrë një hap më shumë, më të rëndësishmin. Tani kemi bërë gjithashtu mbylljen e të gjitha aktiviteteve tregtare, me përjashtim të atyre të nevojave themelore dhe farmacive. Ne do mbyllim edhe dyqanet”.

“Në dy javë do të shohim efektet e para të përpjekjeve”, shpjegoi Conte.

“Unë do të emëroj një komisar të jashtëzakonshëm, Domenico Arcuri, i cili do të jetë i lidhur me Borrelli”, lajmëroi Giuseppe Conte më tej.