Në Izmir inagurohet zyrtarizimi i gjuhës shqipe (Turqia flet dhe mëson shqip me ligj)

288

NË IZMIR INAGUROHET ZYRTARIZIMI I GJUHËS SHQIPE ,TURQIA FLET DHE MËSON SHQIP ME LIGJ

“Sot u bë i nagurimi zyrtar i mësimit shqip në shkollat shtetërore të Republikës së Turqisë” shkruan ne median sociale intelektuali shqiptar në İzmir të Turqisë gazetari Sokol Brahaj. Brahaj për inagurimin e zyrtarizimit të mësimit tëshqipës në tëgjitha shkollat shtetërore të Republikës së Turqisë, vazhdon mesazhin si më poshtë:

“ZYRTARE ,INAGURIM ME 18/4/2018 NË İZMİR

ZYRTARIZIMI IGJUHËS SHQIPE NË TURQI!

Sot u bë inagurimi zyrtar i mësimit shqip në shkollat shtetërore të Republikës së Turqisë. Interesi i lartë i shtetit a më dhe i Turqisë u duk qartë nga pjesmarrja e dy ministrave të Arsimit Kombëtar znj. Lindita Nikolla dhe z. İsmet Yılmaz, Ambasadori Shqiptar i Akredituar në Ankara z. Genti Gazheli së bashku me stafin diolomatik shqiptar, deputetë të rinj dhe të vjeter nga Asambleja e Madhe Parlamentare Turke (TBMM), prefekti i Izmir’it z. Erol Ayyıldız, zv-ministra, burokratë të lartë të shtetit Turk, OJQ’të e Shqiptarëve të İzmir’it dhe mbarë Turqisë, media kombëtare e ndërkombëtare ku mes tyre ishte dhe BesaTime.

Kjo ditë është shumë e rëndësishme si për shqiptarët po ashtu dhe për Turqinë. Zyrtarizimi i gjuhës shqipe në të gjitha shkollat e Turqisë pasuron shtetin më të fortë të rajonit, dhe, Shqiptarët duke ru ajtur gjuhen i shtojnë edhe më shumë vlera bashkëjeteses dhe mu ltikulturalizmit në një shtet kaq të madh si Turqia ku vetë si shtet neve na quajnë vëllezër. Kjo “Ditë Shqiptare në Turqi” e cila duhet regjistruar në kalendar jo vetem nga ne dhe Turqia, por, edhe nga të gjithë fqinjët/kojshitë e kombit shqiptar që ende vazhdojnë të jetojnë në primitivitet shtetëror me ligje antidemokratike dhe as imiluese të cilat i aplikojnë ende dhe sot pas gjenocidit shekullor që kanë bërë ndaj ne Shqiptarëve.” Brahaj përfundon mesazhin duke falenderuar Presidentin e Turqisë, Shtetin Turk, diasporën shqiptare të Turqisë dhe Shtetin Amë.

“Faleminderit @ERDOGAN, Faleminderit @TURQI!
Faleminderit @Shqiptarë_të_Turqisë!
Faleminderit @MËMËDHE!
GJUHA JONË SA E MIRË”