Në Izrael foshnja infektohet me covid në barkun e nënës, lind e vd ekur

Një foshnjë ka lindur e vd ekur në Izrael, pasi u infektua me koronavirus në barkun e nënës. Sipas mjekëve izraelitë, ka të ngjarë që foshnja të jetë infektuar me COVID përmes placentës.

Gruaja, 29-vjeçe, në javën e 25-të të shtatzënisë, mbërriti në spitalin Assuta në Ashdod në fundjavën e kaluar, pasi pati temperaturë dhe simptoma të tjera të COVID.

Ajo rezultoi më pas pozitive me COVID dhe testet pas lindjes zbuluan se fëmija gjithashtu ishte me COVID.

Kjo është hera e parë në Izrael që një foshnje infektohet me COVID në barkun e nënës dhe lind e vd ekur.

Shefi i Departamentit të Sëmundje Infektive tha se fetusi ishte infektuar përmes placentës dhe se me shumë mundësi ka ndërruar jetë si pasojë e virusit.