Në janar kam qenë i infektuar me Koronavirus”, sportisti shqiptar: Kisha nevojë për oksigjen, nuk merrja frymë thellë

Advertisment

Së fundmi po shtohen shumë personat të cilët pretendojnë se COVID-19 e kanë kaluar para periudhës së karantinës. E tillë është edhe situata e luftëtarit shqiptar të MMA, Denis Buzukja, i cili thotë se një sëmundje e tillë me ato simptoma e detyroi të përdorte edhe pompën e oksigjentit. Bzukja shpjegon se falë testimit me antitrupa zbuloi se koronavirusin e kishte kaluar më herët.

“Isha shumë sëmurë në janar dhe zakonisht nuk sëmurem kollaj. Gjithçka ndodhi përpara garës për titull dhe mbaj mend që kam ndenjur në shtrat për katër ditë. Nuk mund të haja shumë, pasi më kishte ikur dhe shqisa e shijimit. Më dukej sikur fusja baltë në gojë. Megjithatë më duhej të kthehesha në stërvitje, pasi më priste një ndeshje shumë e rëndësishme. Nuk më kishte ndodhur kurrë që mbas stërvitjes të isha aq i lodhur dhe të mos kisha fuqi. Arrita deri aty sa kisha nevojë për një pompë oksigjeni sepse nuk mund të merrja frymë thellë.

Reklame

Duke mos e ditur për Covid-19, mendova se ishte nga sistemi imunitar i dobët. Më pas kur bëra testin e antitrupave, rezultoi që kisha qenë më parë pozitiv me Coronavirus dhe tashmë e kam kaluar. Gjëja më e mirë është të bëjmë të gjithë testin që bëra unë, sidomos ato që kanë qenë të sëmurë që para karantinës. Nuk e mendoja kurrë se do të sëmuresha ashtu. Zoti ju bekoftë të gjithëve dhe shpresoj që të jeni mirë. Ne jemi New Yorku,”-shkruan Buzukja në “Facebook”.