Në javën tjetër mësohet data e ndeshjes Maqedoni – Kosovë

Advertisment

Dardanët’ janë në rrugë të mirë për të siguruar një vend në Euro2020, që shkaku i COVID-19, kësaj here do të luhet në vitin 2021, shkruan lajmi.net.

Ndeshjen e parë të Play Off, Kosova ka pasur për ta zhvilluar më 26 mars në Shkup kundër Maqedonisë, ndeshje kjo e shtyrë fillimisht për muajin qershor, ndërsa tani raportohet se mund të luhet në shtator apo tetor.

Reklame

Data e kësaj ndeshje do të mësohet shumë shpejtë, me UEFA-n që ka njoftuar se Komiteti Ekzekutiv i saj do të mbajë një takim të radhës përmes video-konferencës në dy pjesë, pasditen e së mërkurës më 17 qershor nga ora 12:00 deri në orën 15:00 dhe në mëngjesin e së enjtes, 18 qershor, nga ora 09:00 deri në orën 11:00.

Pikat kryesore të këtij takimi do të jenë çështjet e futbollit në Evropë, që kanë të bëjnë me garat evropiane si për klube ashtu edhe për ekipet kombëtare./Lajmi.net/