Në këtë orë mund ta shikoni meçin e madh ndërmjet, Mike Tyson dhe Roy Jones

Advertisment

Njeriu më i vështirë për çdo kundërshtar, Mike Tyson po rikthehet në ring ditën e shtunën nga ora 21:00 në “Los Angeles”, e me kohën tonë lokale meçi fillon nga ora 6 e mëngjesit.

Tyson, ish-kampioni i botës në pesha të rënda, konsiderohet si një nga boksierët më të frikësuar të të gjitha kohërave. Ai e përfundoi vitin e tij të parë si një boksier profesionist me një rekord 15-0, me të gjitha fitoret që vijnë me nokaut.