NË KËTË VEND, PAGA PËR ORË GATI 22 EURO: PËR SHUMË, ËSHTË DHE DO TË MBETET NJË ËNDËRR

Advertisment

Votuesit në Gjenevë, Zvicër, mbështetën futjen e një page minimale në kantonin e tyre, e cila do të arrijë në 23 franga zvicerane (21.3 euro) në orë dhe besohet të jetë më e larta në botë.

Sipas shifrave të qeverisë, 58 përqind e votuesve në kanton votuan në favor të një page minimale në orë prej 23 frangash, mbështetur nga një koalicion i sindikatave të punës që synojnë “luftimin e varfërisë, nxitjen e integrimit shoqëror dhe kontributin për respektimin e dinjitetit njerëzor”.

Reklame

Zvicra nuk ka ligje të pagës minimale në nivelin kombëtar dhe Gjeneva është e para nga 26 kantone që voton për të në një referendum në vitet e fundit pas Neuchâtel, Jure dhe Ticino, shkruan CNN.

“Paga e re minimale do të zbatohet për rreth 6 përqind të punëtorëve në kanton nga 1 nëntori,” i tha CNN-it këshilltari shtetëror i Gjenevës. Mauro Poggi. /tesheshi.com/