Në Kinë sekuestrohen mijëra doza të vaksinave false kundër covid

Policia në Kinë dhe Afrikën e Jugut ka kapur mijëra doza të vaksinave të falsifikuara kundër COVID-19 dhe ka bërë dhjetëra arr estime, thotë Interpol.

Në Kinë, policia bëri 80 arr estime në një fabrikë që pretendohet se bënte vaksinë false, ku u gjetën të paktën 3,000 doza.

Reklame

Tre shtetas kinezë dhe një zambian u arr estuan në një depo në Gauteng, Afrika e Jugut, ku u zbuluan ampula që përmbajnë 2400 doza, raporton bbc. Nuk është e qartë kur ndodhën saktësisht arr estimet.

Në deklaratën e së mërkurës, Interpol tha se po merrte gjithashtu raporte rreth sasive të tjera të rreme të vaksinave.

 

Pandemia COVID-19 ka marrë më shumë se 2.5 milionë jetë në të gjithë botën dhe ka infektuar gati 115 milionë njerëz, sipas një vlerësimi të Universitetit Johns Hopkins.