Në Klinikat Infektive në Kumanovë, Veles, Prilep dhe Strumicë nuk ka më vende të lira për pacientë me Covid

Advertisment

Në Klinikën Infektive në Shkup përsëri po vendoset në funksion spitali i montuar ku ka 72 shtretër. Në spitalin “8 Shtatori” ka 40 pacientë të infektuar me korona virus. Pacientët e sapo të infektuar nga Prilepi, Strumica, Kumanova dhe Velesi, nga sot nuk do të mund të marin përkujdes spitalor përshkak se nuk ka më vende të lira dhe të njejtit do të riudhëzohen në spitalet më të afërta.

Në gjitha klinikat infektive në shtetin tonë, të hospitalizuar janë 414 pacientë të infektuar me Covid. Në Klinikën Infektive në Shkup ka 45 pacientë të shtruar. Dy ditët e fundit numri i të infektuarve të rinj është rritur ndjeshëm duke thyer kështu dhe statistikat ditore. Vetëm dje numri i të infektuarve ishte 364 persona.

Reklame

Në Klinikën Infektive në Shkup ka vetëm rreth 20 vende të lira për pacientë, ndërsa më pas do të vihet në funksion dhe spitali modular me 72 shtretër. Në spitalin “8 Shtatori” ka 40 vende të lira por atje për momentin nuk do të pranohen dhe do të dërgohen në Klinikën Shtetërore.

Në “8 Shtatori” të hospitalizuar janë 40 pacientë, prej të cilëve katër janë në respirator.

Në Manastir të hospitalizuar janë 17 pacientë, në Shtip 54 pacientë. Në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strugë dhe Strumicë gjithsej të hospitalizuar janë 207./Zhurnal/