Në kohë pandemie, mësuesja kosovare bën diçka të veçantë për nxënësit e saj

Advertisment

Mësuesja e shkollës fillore “Bekim Sylka” Lejla Bytyqi e ka nisur në mënyrë të veçantë vitin e ri shkollor bashkë me nxënësit e saj.

Ajo ka fotografuar secilin nxënës veç e veç brenda një kornize me elemente festive, dhe fotografitë e tyre i ka shpërndarë në Facebook duke i uruar për fillimin e vitit të ri shkollor.
Ajo ka thënë se nuk dëshiron që nxënësit e saj të ndjehen të frikësuar na situata me pandeminë.

Reklame

“Ky vit është ndryshe nga vitet e tjera por ëmbëlsia e këtyre fëmijëve dhe dëshira për të marrë njohuri të reja të japin forcë që të përballosh çdo lloj frike. Këtë ditë ua uroj nxënësve të klasave të para që më shumë se kushdo tjetër kanë nevojë që të ndjehen të sigurt ata do gjejnë mbështetjen dhe dashurinë tonë!

Le t’ia nisim sërish për të shënuar një sukses të ri me besim, me dashuri, me durim e me mirësi! SUKSESE & MBARËSI të dashur nxënës!” ka shkruar mësuesja Bytyqi.