Në Kosovë as në fazën e dytë, në Shqipëri rihapen xhamitë në prag të festës së Bajramit

Advertisment

Pas më shumë se dy muajsh, rinis aktiviteti festar në të gjitha xhamitë e vendit. Komuniteti Musliman i Shqipërisë ka njoftuar rihapjen e gjithë xhamive shoqëruar me masat e reja që duhet të zbatohen nga çdo qytetar për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Përveç faktit që të gjitha xhamit duhet të dezinfektohen para se të vizitohen nga besimtarët, masat e tjera janë:

Reklame

Marrja e abdesit në shtëpi ,Mbajtja e maskës dhe dorezave ,Çdo besimtar duhet të marrë me vete një sexhade personale, Gjatë ritualeve duhet të ruhet distanca fizike ,Ndalohet përdorimi i tualeteve ,Personat me simptoma nuk lejohen të hyjnë në xhami, po ashtu edhe ata me sëmundje kronike, Nuk lejohen grupimet e moshave nën 12-vjeç si dhe mosha mbi 65-vjeç, Hyrje-dalja në xhami të mos bëhet në grup.