Në Kroaci testi për koronavirus 79 euro, mundësi për mërgimtarët gjatë kthimit

Advertisment

Kroacia ka bërë uljen e çmimit së testit PCR për koronavirus. Ministri i shëndetësisë, Vili Berosh theksoi se PCR testi do të kushtoj vetëm 600 Kuna, derisa deri tani ishte 1506 Kuna. Çmimi 600 Kuna në euro i bie rreth 79 euro dhe se kjo është një mundësi e mirë për çdo shtetas kroat edhe të huaj që dëshiron ta bëj atë.

Ministri Berosh tha se çmimet e reja hyjnë në fuqi menjëherë. Ai tha se të gjithë ata që duan të testohen privatisht do të paguajnë çmimin e ngjajshëm, përcjell INA.

Reklame

Ky vendim është një mundësi e mirë edhe për mërgimtarët shqiptarë që planifikojnë të vijnë për pushime në vendlindje. Ata tanimë kanë mundësinë që gjatë kthimit ta bëjnë testin në Kroaci dhe të nisen drejt vendeve të BE-së.

Një numër i madh i shteteve të BE-së, përfshirë edhe Zvicrën ka aplikuar karantinë 10 – 14 ditëshe për të gjithë shtetasit e saj apo të huajt që vijnë nga vendet e treta (ku bëjnë pjesë edhe Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, etj), në rast se nuk kanë testin PCR.

Megjithatë ata që posedojnë një test negativ, vetëm nga shtetet e BE-së siç është Kroacia, atëherë nuk do ti nënshtrohen karantinës. Andaj mundësia e mërgimtarëve që dëshirojnë të vijnë në vendlindje, është që ata gjatë kthimit mund të bëjnë testin PCR në Kroaci dhe të jenë rehat gjatë kthimit në vendin ku jetojnë dhe punojnë. (INA)