Në kulmin e luftës në Ukrainë, arrin investim i madh rus në Maqedoni

Në kulmin e luftës në Ukrainë, në Shkup- kryeqytetin e Maqedonisë ka arritur një investim i ri rus. Bëhet fjalë për rrjetin e supermarketeve MERE, që para disa ditëve vecmë ka hapur pikën e parë në Shkup.

Nga të dhënat që ka siguruar Almakos nga Regjistri Qendror, ky investim ka ardhur në Maqedoninë e Veriut përmes kompanisë “Rustorg” të regjistruar në Prilep, e regiistruar me datë 16.06.2021 me adresë në bulevarin “Goce Dellçev”, nr.84 Prilep.

Reklame

Si veprimtari primare është përmendur “tregtia me pakicë në shitore jo të specializuara, kryesisht produkte ushqimore, pije dhe duhan”.

Kompania është themeluar me investim fillestar prej 200 mijë eurove.
Si pronarë figurojnë Valerij Genadijeviq Jakovlev, Evgenij Genadijeviq Pshenicin, Sergej Ivanoviç Shnajder dhe Andrej Ivanoviç Shnajder, të gjithë me adresë në qytetin Krasnojarsk në Siberi (Rusi).
Meaxher është Evgenij Petroviç Bokllaç.

Në konkursin e shpallur vitin e kaluar kjo kompani ka kërkuar personel në gjitha qytetet më të mëdha në vendin tonë.