Në Llojan do të votohet deri më ora 23

Advertisment

Në fshatin Llojan të komunës së Likovës ka pasur ndërprerje të procesit zgjedhor që ka zgjatur afër dy orë. Shkak për ndërprerjen ka qenë mungesa e disa fletëvotimeve, që e ka konstatuar Komisioni zgjedhor në vendvotimin numër 1129.

Në këtë vendvotim ka dalur ekip i Komisionit Komunal Zgjedhor në komunën e Likovës dhe ka konstatuar kërcim te numri rendor i fletëvotimeve.

Reklame

Mirëpo Komisioni Komunal ka Zgjedhor, nuk bëhet fjalë për fletëvotime të vjedhura, por për gabim në shtypjen e fletëvotimeve, ka deklaruar për Gazetën Lajm një anëtar i Komisionit Komunal. Sipas ligjit, votimi duhet të vazhdojë për aq kohë sa ka qenë i ndëprerë, që do të thotë se te vendvotimi numër 1129 në Llojan do të votohet deri më ora 23.