Në malin e Manastirit humben dy persona

Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se që nga orët e pasdites janë në kërkim të dy personave, përcjell TV21. Nga QMK thonë se personat në fjalë vetë janë paraqitur në SPB Manastir, ku kanë njoftuar se janë humbur në rajonin e Neolicës, (kodra më e afërt me Manastirin nga mali Baba-Pelister).

“Personat kanë raportuar me telefon në SPB Manastir se janë të çorientuar në zonë dhe janë larguar nga shtegu i këmbësorëve”, thuhet në njoftimin e QMK-së.

Reklame

Nga QMK thonë se ekipet kanë dalë në terren por që kanë humbur kontaktin me personat në fjalë.

“Ekipet e kërkim-shpëtimit janë në vendngjarje, është vendosur kontakt telefonik me personat e zhdukur dhe është marrë informacion për lëvizjen e fundit të tyre, si vend i supozuar, por fatkeqësisht bateritë e të dy telefonave kanë mbarua plotësisht”, thonë nga QMK duke shtuar se po vazhdojnë kërkimet për personat në fjalë.