Në Maqedoni bëhet transplant zemra e dytë

Advertisment
HTML Image as link

Mbrëmë në Maqedoninë e Veriut u realizua transplantimi i dytë i zemrës në Klinikën për Kardiokirurgji. Bëhet fjalë për një pacient 27 vjeçar, i cili ka marrë zemrën e një donatori që ndërroi jetë, transmeton Portalb.mk.

“Në orën 03:33 minuta, te djaloshi 27 vjeçar rrahu zemra e re e dhuruar! Ky është transplantimi i dytë i realizuar i zemrës në historinë e shtetit, në Klinikën për Kardiokirurgji. Përgëzime për të gjithë kolegët dhe falënderime për gjithë ekipin i cili gjatë gjithë mbrëmjes ka punuar në mënyrë të palodhshme”, ka shkruar në Facebook ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Reklame

Filipçe tha se ky është një sukses i madh i shëndetësisë së vendit, i cili nuk do të ishte i mundur pa pajtueshmërinë për dhurimin e organeve nga familja e pacientes së re, e cila e ka humbur jetën shumë herët.

Transplantimi i parë i suksesshëm i zemrës nga donator u realizua në maj të vitit të kaluar.