Në Maqedoni, java e punës zgjat më shumë se kudo në BE

37

Në Maqedoni java e punës zgjat më shumë se në çdo shtet anëtar të Bashkimit Evropian, ndërsa sipas numrit të orëve të punës në javë, është vendi i dyti në Ballkan. Në Maqedoni, brenda javës punohet 42.3 orë, ndërsa java mesatare e punës në vendet e Bashkimit Evropian zgjat 40.3 orë, tregojnë të dhënat e Euorostat për vitin 2017, transmeton Meta.mk, përcjell Portalb.mk.

Në Bashkimin Evropian, java më e gjatë e punës është në Mbretërinë e Bashkuar – 42.1 orë, ndërsa më e shkurtra është në Danimarkë, ku punohet më pak se 37.88 orë në javë.

Në rajon, orari më i gjatë i punës është në Mal të Zi – 43.6 orë në javë, pastaj në Maqedoni, e vijon Greqia, me 41 orë. Në Kroaci, java e punës është 40.4 orë, në Slloveni – 40.9 orë, njëlloj sikurse në Bullgari.

Ndërsa në BE po luftojnë për javë më të shkurtër të punës, bashkë-themeluesi i “Alibaba”, multi-miliarderi kinez Xhek Ma, vazhdon të luftojë për orar pune prej12 orë në ditë, me gjashtë ditë pune. Ai ka porositur se pa një javë pune të tillë, ekonomia kineze do të humbasë vitalitetin. Në Kinë, shumë media e kritikuan sistemi e tij të ashtuquajtur “996” (punë nga 9 në mëngjes deri në 9 në mbrëmje, 6 ditë në javë).