Në Maqedoni ministritë janë më transparente se komunat

Transparenca aktive e ministrive, qeverisë dhe pushtetit lokal për vitin 2021 përmbanë 63 % nga niveli më i lartë i mundshëm prej 100%.
Sipas gradacionit të nivelit të transparencës, bie mbi vlerësimin “ mirë” sa i përket transparencës aktive të publikuar nga Opendata.

Nga indeksi mbi transparencën aktive nga gjithsej 97 institucione është niveli tepër i ulur i transparencës tek komunat.

Reklame

Në krye të listës qëndron Ministria e Mbrojtjes. Kjo ministri mbanë vendin e parë në listë me 100% transparencë. E dyta radhitet komuna Karposh, po ashtu, me 100% transparencë.

Për dallim nga viti 2020, transparenca aktive ka shënuar përmirësim për 5 % ( nga 58 në 63 %)

Sipas raportit, ministritë publikojnë më tepër informacione se sa komunat.

Transparenca aktive e ministrive është 79%, kurse e komunave 60%, edhe pse në vitin 2016 filluan nga baza e njejtë fillestare, respektivisht transparencë prej 45%.

Me këtë, krahasimi mbi trasparencës e ministrive dhe qeverisë kundrejt komunave mbetet ende shumë e madhe.

Komunat më pak transparente janë: Zelenikova, Haraçina, Likova, Vrapçishti, Plasnica etj.