Në Maqedoni ndjehet tërmeti me magnitudë rreth 5.5 shkallë

Në orët e pasdites në Maqedoninë e Veriut është ndjerë tërmet, epiqendra e të cilit ishte në Greqi, transmeton Portalb.mk.

Tërmeti kishte magnitudë prej 5.5 shkallëve, ndërsa thellësia 2 km.

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 26 kilometra larg qytetit Laris dhe 10 km nga Tirnavos.

Raportohet që përveç në Maqedoninë e Veriut, tërmeti është vërejtur edhe në vendet tjera të rajonit.