Në Maqedoni nuk dijnë se si ti shfrytëzojnë fondet e BE-së!

34

Nga gjithsej 80 miliardë euro në dispozicion nga fondet evropiane, kompanitë vendase përdorën mezi 7.3 milionë euro në shtatë vjet.

Procedurat e gjata administrative, kapaciteti i dobët i kompanive dhe idetë e pamjaftueshme inovative janë arsyeja kryesore për shfrytëzimin e dobët të mjeteve.

Oda Ekonomike thotë se pas hyrjes së vendit në BE kompanitë do të kenë më shumë mundësi dhe para që ata do të duhet të jenë në gjendje t’i përdorin.

Pengesë janë edhe mjetet financiare, që duhet të investohen në realizimin e investimit. Kjo kërkon themelimin e një Fondi të veçantë të Garancisë.

“Kur flasim për ndërlikimin e procedurave të aplikimit dhe vetë aplikimin si të tillë, ato janë vërtet të mëdha dhe të gjata dhe kërkojnë shumë informacione. Ajo mund të kontribuojë në dekurajimin, por është diçka që ne duhet të mësohemi dhe ta aplikojmë më shpesh në të ardhmen – deklaroi Jadranka Arizankovska, Oda Ekonomike e Maqedonisë.

Nga Oda ekonomike thonë se përveç shfrytëzimit të vogël të fondeve nga programi “Horizont 20-20”, asnjë kompani nga vendi nuk ka arritur të marrë paratë për instrumentin e Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, që është pjesë e këtij programi.

 

Edhe realizimi në IPARD nuk është për lëvdim, edhe pse shënon rritje. Nga viti 2007 deri në 2014, ishte 17 për qind për IPARD 1, dhe për IPARD 2, nga viti 2014 deri në vitin 2020 ka qenë 22 për qind. Programi “Horizont 20-20 për kërkime dhe Inovacione, i projektuar në 80 miliardë euro, për të gjitha vendet evropiane në periudhën 2014-2020, pas vitit 2021 do të quhet Horizont Evropa, dhe do të ketë një buxhet prej 100 miliardë euro.

Për sektorin privat, bashkëfinancimi nga fondet evropiane është 50-70 për qind, dhe për institucionet edhe deri në 100 për qind.

Aleksandra Spasevska