Në Maqedoni për 3 javë dyfishohet numri i të prekurve dhe viktimave nga COVID-19

Advertisment

Maqedonia vazhdon të qëndroj në krye të vendeve me më shumë të infektuar dhe me më shumë viktima nga COVID-19.

Nëse i krahasojm të dhënat që publikohen nga Ministria e Shëndetësisë mund të shihet se që nga data 07 qershorë kur edhe filloi vala e dytë e rritjes së të infektuarve dhe deri me 28 qershorë, numri i të infektuarve dhe viktima është dyfishuar, informon portali “tetova1”.

Reklame

Kështu me 07 qershorë ka pasur gjithësej 3 025 të infektuar me COVID-19 prej të cilëve 1226 raste aktive dhe 153 viktima. Numri i të shëruarve ishte 1 646.

Kurse me 28 qershorë shifrat thuajse janë dyfishuar. Numri i të prekurve me koronavirus ishte 6 080 prej të cilëve 3 479 ishin raste aktive dhe numri i viktimave ishte 286. Nga ana tjetër numri i të shëruarve nuk u dyfishua, përkundrazi kishte një rritje më të ulët-gjithësej 2 315 të shëruar.

Me këto shifra të larta, Maqedonia u gjend në vendin e dytë në Europë me 98 raste me COVID-19 në 100 000 banorë, menjëher pas Suedis sipas Institutit Johns Hopkins. Të dhënat e mara nga ky institut ishin për periudhën 12 deri me 26 qershorë. /tetova1/