Në Maqedoni regjistrohen më shumë rivaksinime

Vaksinimi kundër Covid-19 në të gjithë vendin po zhvillohet pa ndërprerje, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga atje bëjnë të ditur se nëpërmjet ueb-faqes vakcinacija.mk 448.502 janë paraqitur për t’u vaksinuar kundër virusit korona.

Në pikat e vaksinimit në vendin tonë deri dje janë vaksinuar 255.808 qytetarë. Me dozën e parë të vaksinës dje janë vaksinuar 1.477 qytetarë, ndërsa dje 11.431 qytetarë janë rivaksinuar. Në shtet janë aplikuar 442.928 doza vaksinah, ndërsa 187.120 qytetarë janë rivaksinuar.

Sipas të dhënave të fundit, 48% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine, 42% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine si dhe 35% e popullatës mbi 60 vjet është vaksinuar me të paktën një dozë.

Nga Ministria e Shëndetësisë, apelojnë deri te të gjithë qytetarët që të paraqiten për t’u vaksinuar kundër Covid-19.