Në Maqedonin prej nesër 14 pika për test nga koronavirusi

Prej nesër nisin të funksionojnë gjithsej 14 pika për marrjen e materialeve dhe mostrave për testim nga koronavirusi në territorin e shtetit, përcjell GazetaExpress nga In7.

Në Shkup pikat do të jenë në poliklinikat “Çair” dhe “Jane Sandsanski”, ndërsa gjatë ditës së nesërme do të publikohen informacione për pesë qendra në mbarë vendin.

“Do të testohen qytetarë me indikacione epidemiologjike dhe me caktime nga paralajmërimi paraprak tek mjeku amë e cila duhet të plotësohet me algoritëm që do të tregojë në atë nëse qytetari duhet të testohet ose jo. Pas takimit të djeshëm koordinues me Shoqatën e mjekëve amë ata plotësisht janë kyçur në mbështetje të këtij sistemi në identifikimin e zbulimit të hershëm, rritjes së qasjes së pacientëve ose të qytetarëve së pari në diagnostikim, pastaj edhe deri në zbatimin dhe kryerjen e testeve”, ka thënë Filipçe.

Ai ka përsëritur se Call- qendra është veçmë në funksion nga fundjava dhe se gjatë kohës së ditëve të punës do të punohet me kapacitet të shtuar të njerëzve me qëllim të shmangen pritjet.