Në Maqedoninë e Veriut filloi shkrirja e dy bankave në një

Advertisment

Banka e Ohrit dhe banka Shpakase, dy bankat që funksionojnë në Maqedoninë e Veriut, kanë filluar procedurat për shkrirjen e tyre në një bankë të vetme, transmeton Portalb.mk.

“Kuvendi i aksionarëve në bankën e Ohrit dhe Kuvendi I aksionarëve të bankës Shparkase më 5 tetor vendosën për fillojnë me integrimin e të dy bankave. Në dy kuvendet është sjell vendim për fillimin e procedurave të bashkimit pranë Bankës Popullore të RMV-së”, raportojnë nga banka e Ohrit.

Reklame

“Duam të vendosim një bankë stabile dhe mirë të kapitualizuar me një pjesë të tregut mbi 12%. Me integrimin e dy bankave, bankës së Ohrit dhe bankës Shparkase, ne do të jemi një nga bankat udhëheqëse universale në RMV”, deklaroi Georg Buher, anëtari i Këshillit drejtues të bankës Shparkase

Raportohet se gjitha pronat dhe përgjegjësitë e bankës së Ohrit do të transferohen në bankën Shparkase.

Në muajin gusht në Maqedoninë e Veriut falimentoi banka Eurostandard. Deri më 31 korrik të këtij vitit, raportohet se shuma e përgjithshme e depozitave të individëve që kursenin në Eurostandard Bank arrin deri në 4.4 miliardë denarë ose 71.5 milion euro. Rreth 47,8 milionë euro janë paguar për të kompensuar depozituesit e kësaj banke .

Anita Angelovska-Bezhoska, guvernatorja e Bankës Popullore në Maqedoninë e Veriut ka sqaruar se do të ndjekin procedurat drejt falimentimin të bankës Eurostandard, duke sqaruar se 99.4 e klientëve do të kompensohen me gjithë shumën e kursyer.

Javën e kaluar, qytetarët që ishin anëtarë të bankës “Eurostandard”, kanë protestuar para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut duke kërkuar nga pushteti kompensimin e plotë të kursimeve nga pushteti.