Në mercedesin me targa gjermane zbulohen 89 mijë euro të palajmëruara

Advertisment

Në vendkalimin kufitar Preshevë Tabanoc, doganierët serbë në bashkëpunim me policinë kanë ndaluar transportimin e 89 mijë eurove që ishin fshehur në një makinë Mercedes Benz me targa gjermane.

Me këtë makinë po udhëtonte një grek, me banim të përkohshëm në Gjermani.

Reklame

Ai autoriteteve u ka thënë se ku posedon asgjë për doganim, dhe se kjo ka futur mëdyshjet tek doganierët serb, të cilët kanë urdhëruar kontroll të detajuar.

Paratë u gjetën në një xhaketë të shoferit dhe në një çantë laptopi.

Shoferit iu kthyen vetëm 10 mijë euro në bazë të ligjit që mund të ketë me vete, ndërsa për pjesën tjetër do të zhvillohet proces gjyqësor.