Në moshë shumë të re ndërroi jetë mjekja kumanovare

Në moshë të re ka ndërruar jetë Dr. Shenaje Raimi, mjekja e e re e stomatologjisë nga Kumanova.

Lajmi është ndarë nga familjarë dhe stafi i klinikës ku po punonte.

“Ndjejmë dhimbje të thellë me humbjen e koleges dhe mikes tonë të dashur Dr. Shenaje Raimi, Allahu e shpërbleftë me gradat më të larta të xhehnetit! I gjithë stafi i “Zafer-M” shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët!”, thuhet në mesazhin ngushëllues.(INA)