Në muajin e Ramazanit, Don Xhoni ndihmon pesë familje në nevojë (FOTO)

Don Xhoni tregoi sërish anën e tij humane.

Reperi Don Xhoni disa herë ka dëshmuar edhe karakterin human, duke u dalë në ndihmë familjeve në nevojë.

Reklame

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, artisti bëri të ditur se do t’i ndihmojë me ushqim pesë familje dhe atë me gjithçka që nevojitet në këtë drejtim.

Ai po ashtu tregoi se është duke agjëruar dhe po i shkon shumë mirë agjërimi, ndërsa falënderoi Zotin që ia dha mundësitë të ndihmojë.

Nesër kysmet ZOT ushqehen 5 Familje prej A deri në ZH. Faleminderit Zotit per mundesine qe ma ka dhon mu personalisht me ndihmu dikan. A jeni tu e ni ju se un u knaqa me Ramazan”, shkruan ai.

Kurse, me postimin tjetër ai tregoi se e realizoi premtimin, pasi shfaqi një bagazh veture me gjëra ushqimore, të cilat i kishte dërguar tek familjet në nevojë. /Lajmi.net/