Në përvjetorin e fatkeqësisë në Llaskarcë, Filipçe u takua me një udhëtare të mbijetuar dhe njeriun i cili i ka ndihmuar

Advertisment

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot në përvjetorin e aksidentit tragjik në fshatin Llaskarcë, ka marrë pjesë në takim mes udhëtares së mbijetuar dhe njeriut të cilit i ka ndihmuar të dalë nga autobusi i përmbysur.

“Në kërkesë të Sedatit, vitin e kaluar arritëm së bashku ta gjejmë Jasminën. Ai ishte një moment emocional, i cili vërtetoi se humaniteti, solidariteti dhe sakrifica për tjetrin janë vlera të cilat ne si shoqëri i kemi dhe duhet pa rezerva të kujdesemi. Edhe sot ndjej keqardhje me familjet e viktimave dhe dëshiroj asnjëherë më të mos na ndodh tragjedi e tillë”, theksoi në takim Filipçe.

Reklame

Ai shprehu falënderim të thellë te të gjitha institucionet shëndetësore, shërbimet dhe punëtorët të cilët në kohë, në mënyrë profesionale u përgjigjën në detyrën, duke i shpëtuar jetët e udhëtarëve të lënduar. Falënderim për kujdesin e tërësishëm nga ana e personelit mjekësor dërgoi edhe Jasmina e cila ishte hospitalizuar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori” ku është shëruar më shumë se tre javë, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në aksident trafiku në fshatin Lalaskarcë ishin lënduar më shumë se 30 udhëtarë, ndërsa 16 i humbën jetët. Në atë ditë, sistemi i tërësishëm shëndetësor ishte aktivizuar, ndërsa punonjësit shëndetësor kanë bërë gjithçka për t’i shpëtuar jetët e të lënduarve rëndë.