Në Pollog mbi 500 persona janë në vetizolim

Advertisment
HTML Image as link

Më shumë 500 persona në Tetovë dhe Gostivar ndodhen në vetëizolim, të cilat kanë udhëtuar jashtë shtetit ose për shkak të kontaktit të mundshëm me personat e infektuar me virusin korona. Një ndër to është edhe Adem Jashari. Ai erdhi nga Gjermania në 18 mars dhe tashmë 12 ditë, vazhdon të jetë në vetizolim në shtëpi, duke respektuar afatin prej 14 ditëve.

Sot është e 12 ditë, pra prej 18 marsit kam qenë në karantinë, pra ishte dita e fundit që aeroporti i Shkupit lejonte që aeroplanët të fluturonin për aty. Unë iu jam përmbajtur deri më tani masave dhe rregullave, pra ka 12 ditë që nuk kam dalë nga shtëpia. Mundohem të mos kem kontakte edhe me familjarët e tjerë. Këtë nuk e bëj se kam shumë frikë nga shteti, por e bëj se dua të ndjehem moralisht dhe shpirtërisht mirë”-tha Adem Jashari.
Periudha të cilën e kalon në karantinë nuk është edhe aq e lehtë, thotë Jashari, i cili kohën e kalon dike shikuar filma, duke lexuar dhe duke zhvilluar takime apo ligjërata online. Takime me miqtë nuk ka por thotë se përmes rrjeteve sociale “takohen” shpesh virtualisht.

Reklame

Me miqtë e mijë shihemi shpesh pra me kamera me uatsup, flasim gati se çdo ditë shkruajmë nëpër grupe të uatsup, instagram, kam marrë pjesë në orën e diskutimit që zhvillohet nga Këndi Amerikan në Tetovë, pra mundohem që të mos jem shumë “out” por të mbaj kontaktet me gjithë miqtë dhe shoqërinë time”-pohoi Adem Jashari.