Në pr anga kumbari i Nikolla Gruevskit

Advertisment

Me urdhër të prokurorisë për kr im të organizuar, sot në mëngjes është arr estuar Risto Novaçevski, kumbarë i ish kryeministrit Nikolla Gruevski. Novaçevski është arr estuar si i dyshuar për parcelat e dyshimta në Vodno.

Bashkë me Novaçevskin në këtë rast dyshohen edhe Nikolla Gruevski, Sasho Mijallkov, Orce Kamçev, nëna e tij Ratka Kamçeva dhe Nenad Josifoviq.

Reklame

Të gjithë të dyshuarve më parë u është shqiptuar masa e sigurisë për praninë e tyre, vetëm Novaçevskit jo.

Dy vite më parë me urdhër të PSP-së u arr estuan pesë persona dhe u bënë 12 kontrolle në hetimin e quajtur “Perandoria”, kurse ndër të arr estuarit ishte biznesmeni Orce Kamçev.
Të dyshuar kanë qenë 13 persona, ndër të cilët ish shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe pronari i fabrikës “Pelisterka”, Cvetan Pandeleski, Jordan Kamçev, Nenad Josifoviq, Ratka Kunoska – Kamçeva, Hristina Kamçeva – Stojçeska, Zorica Arsovski, Liljana Gajdovska, Vlladisllav Stajkoviq, Todor Mirçevski, Dejan Janev, Vançe Mijallçec dhe Jovançe Taskovski.