Në prag të njëzetvjetorit të çlirimit të Kosovës

34

Lëvizja e Qeveris së përkoheshme të Kosovës dhe një pjese të shtabit të përgjithshëm të UÇK-sëne pikat: Fierishtë,Shemshovë,Jazhincë.

Daut Zeqiri dajë biologjik I imi ,nje zejtar nga Shemshova e Tetoves me pune ne krahinen e atehershme te Kosoves ,me pare ne Kaçanik e nga viti 1978 ne Drenas ish Gllogovci I Drenices.Gjate ushtrimit te veprimataris hotelerike ne Drenas ne veçanti ne Gjimnazin e Drenasit do te rastis te njihet me veprimtare te ndryshem.Nepermjet Selman Krasniqit, Dauti do te njihet me mesuesin nga Drenica siç tha Ali Ameti ne emisonin ‘’Pa Rotulla’’ te Milaim Zekes.

Mesuesi nga Drenica ishte Azem Syla I punesuar ne gjimnazin e Kijeves.Demostratat e vitit 1981 ishin nje kthese e madhe drejt nje ndryshimi te pozites juridiko-politike te shqiptareve ne ish Jugosllavi.Edhe pse pas tyre shume veprimtare nga te gjitha trojet do burgoseshin,keqtrajtoheshin e vriteshin.Morali dhe rezistenca po rritej.Po pas ngjarjeve te Vitit 1981 edhe Azem Syla perfundon ne b.urg.

Pas daljes nga burgu perseri vazhdon aktiviteti I njejte.Qe ne ditet e para te njohjes me Azem Sylen,Daut Zeqiri do te njihej me shume veprimtare e ne veçanti me Abazin nga Kërçova e ca dite me vonë do e kuptonte se ai ishte Ali Ameti.Pas vitit 1990 situata do te rëndohej represioni sërb po rritej autonomia e Kosovë po zbehej dhe veprimtaret po ndiqeshin.Ne vitin 1993 Azim Syla do te kalon ne ilegalitet dhe do te qendron nje kohe ne Tetove. Personat qe u kujdesen per te ishin Fehmi Fazliu nga Shemshova ,pronaret e restorant Arrës dhe une autori I ketije teksti.

Ne nderkohe nga celula e Zajzit po vazhdonte furnizimi me arme I krahut ushtarak brenda ne Kosove.Vlene te permendet puna e pa lodhur e nenes Hume, nena e Ali Ametit,vellai Fekriu si dhe I palodhuri Beqir Limani tani deshmore . Situata sa vinte e rendohej ne shkurt te vitit 1998 tre dite para ngjarjeve ne Likoshan e Qirez une isha ne Drenas daja im Daut Zeqiri me sygjeroi ec per Tetove se ketu eshte definitivisht kohe lufte do kemi nevoje per angazhim andej.Posa une kthehem nga Drenasi pas dy diteve ndodhi ngjarja ne Likoshan e Qirez te Skenderajit ,kurse pas nje jave sulmohet familja Jashari .Nevojat e luftetareve per ti ndihmuar po shtoheshin,prandaj edhe gradualisht po krijoheshin celulat apo pikat siç I kam quajtur ne fillim.Pas renies se disa zonave te lira ne ofenziven e shtatorit territori I ilirides ishte rruga me e rendesishme per njerzit e luftes.

Ne fund te vitit 1998 Daut Zeqiri do te lirohet nga burg pas nje vendimi nga ish gjykata e qarkut ne Shkup.Diku me 13 janar te vitit 1999 ne Tetove do vij Azem Syla me Shkelzen Dollapin ,e mbaj mend kete date sepse dy dite me pas ka ndodhur masakra e Reçakut.

Azem Syla vazhdoi per ne shtabin e pergjithshem,kurse Shkelzen Dollapi qendroi ne Tetove me detyre operative. Njeriun I cili ishte I angazhuar ne piken apo celulen ne Fierisht Ishte Murat Lumani nje veprimtare dhe ish I burgosur politik.Nje celul rezerve ishte e caktuar ne Zajaz ne shtepin e Haqif Mehdiut dhe pika apo celula e fundit ne shtepin e Daut Zeqirit.Pas ngjarjeve te Reçakut situate merr nje kthese positive ne aspektin diplomatik nje rol te tille do ta luan edhe celula e Shemshoves. Detyra me e rende qe do bie mbi supet e ketyre celulave do ishte kalimi I pjestareve te shtabit te pergjithshem te UÇK nga Shqiperia permes Maqedonis drejt kufirit me Kosoven.Koridinator I kesaj levizje I caktuar nga SH P I UÇK-se Ishte Daut Zeqri ne bashkpunim me Murat Lumanin dhe Billal Ceken .

Njeherit Bilall Ceka kujdesej edhe per sigurimin e kalimit te kufirit ne Jazhince.Pas pjeses se pare te konferences se Rambujes ,ne Tetove kesaj radhe do zbresin Hysni Syla-alias Daja I Vogel me Shkelzen Dollapin Urgjentisht kerkuan te pregatitej tereni per kalimin e kryeministrit te qeveris se perkohshme te Kosoves nga Shqiperia per ne Kosove,ne ate grup do te jene: Hashim Thaçi,Kadri Veseli,Lum Haxhiu,Kolonel Dilaver Goxhai, alias Shpetim Golemi dhe kesaj rruge do vazhdoj edhe Hysni Syla.Me kete rast nevoja per aktivizimin e njerzve te caktuar ishte e patjetersushme te gjithe baren e bartjes nga Fierishta e Struges si dhe sigurimin e rruges e bartnin njerzit nga celula e Shemshoves.

Do mundohem te jem objektiv dhe korekt aq sa mbaj mend te angazhuar do jene :Daut Zeqiri,Billal Ceka ,Zemri Qamili,Jahi Zeqiri,Nejazi Nuredini,Samet Jahiju, Ekrem Rexhepi,Mustafaqemal Qahili si dhe une autori I ketij teksti isha ne Tetove dhe ne kontakt te vazhdueshem me Dautin,.Udhetimi nga shtepia e Murat Lumanit ne Fierisht do behet ne relacionin Fierishte-Struge-Kerçovë-Gostivar-Tetovë Shemshove. Te gjith pjestaret e SH P ishin te armatosur edhe pse njerzit qe benin sigurimin e tyre kerkuan qe udhtimi te behet pa arme ata nje gje te tille nuk e kishin pranuar.

Ne Shemshove behet nje qendrim I shkurt sa te konfirmohet siguria ne rrugen per ne Jazhince.Nga Shemshova deri ne Jazhince thuaj se te njejtet njerez ishin ne udhetim kjo detyre perfundoj me shume sukses.Nga Jazhinca ekipi udhetoi per ne Likovc te Skenderajt ku ato dite ishte SH P i UÇK-se,me kujtohet si sot me te arritur ne Likovc Hashim Thaçi mbajti edhe konferenc per shtyp.Per kete udhteim ka shkruar edhe Ylli Polovina ne vepren e tije “Nje kolonel mes Tiranes dhe Prishtines’’ ku personazh kryesor eshte Dilaver Goxhaj i cili citon fjalet e gjyshes sime gjegjesisht nenes se Dautit, Levizja e dyte behet pas nje kohe shume te shkurte perseri Hashim Thaçi,Gjeneral Agim Çeku,Rame Buja dhe Hysni Syla percillen deri ne Kumanovë ne nje celul me njerzit e te ciles celula e Shemshoves nuk Njihej, Ne nderkohë ne Shemshove vazhdonin te leviznin njerez te luftes ne te dyja drejtimet.Daut Zeqiri udhëtonte shpesh per Tirane dhe kordinohej me epror te shtabit ,udhtimet I bente me ndonjerin nga shoket e celulave.Qendrimi I parafumdit I Hashim Thaçit ne celulen e Shemshoves do te ngarkohej edhe me takime te ndryshme duke perfshire lideret e partive politike gjegjesisht takime te ndara me Arber Xhaferin dhe Abdyrahman Haliti.I pari qe e konfirmoj takim ishte Abdyrahman Haliti ne nje intervist per BBC programi ne gjuhen shqipe.Qendrimi I fundit dhe kthimi zyrtar me helikopter te focave te NATO-s I shoqruar edhe nga Arber Xhaferi ishte ne fund te luftes gjegjesisht paralel me marrveshjen e Kumanoves.

Nje dite para kthimit Hashim Thaci kishte vizituar edhe kampin ne Stenkovec,kesaj radhe ishte edhe takimi me Lupco Georgevskin. Ne fund po theksoj se qellimisht nuk kam folur per rreziqet te cilet mund te ndodhnin ,besoj se lexuesit e ketij shkrimi do te kuptojn vet se keto levizje ishin para se gjithash detyre kombetare,flijim dhe sfidë në vete.Ka pasur shkrime edhe me heret po e pash te arsyeshme si njeri I afert me keta njerez dhe shpesh here I angazhuar te hedh ne leter keto ngjarje.

Shkruan Latif Jaji