Në prag të zgjedhjeve lokale premtohen rroga evropiane

AdvertismentCustom Text

Në prag të zgjedhjeve lokale, dy krerët e partive më të mëdha në vend, ai LSDM-së dhe ai VMRO-DPMNE-së kanë filluar të japin shifra se sa do të arrijë paga mesatare në vend.

Mickoski mbrëmë përmendi shifrën 750 euro pagë minimale në vend.

ReklameCustom Text

“Sot këtu në Karposh do të flasim si deri tek rroga mesatare prej 750 euro në një mandat apo 45 mijë denarë. Dhe si deri tek legalizimi dhe formalizmi dhe tregtimi me kripto-valutat dhe me implementimin e tyre”.

E kryeministri, njëherit edhe kryetar i LSDM-së Zoran Zaev, thotë se paga mesatare do të rritet deri në 600 euro, ashtu siç ka premtuar.

“Në mandatin e ardhshëm katër vjeçar kemi premtuar 36 mijë rrogë minimale në vend. Dhe këtë do ta bëjmë, ne jemi për momentin në 470 euro, 130 euro jemi larg 600 eurove, dhe ky premtim është në një periudhë prej 4 vjetësh”.

Ndonëse në tetor do të kemi zgjedhje lokale, kryetarët e partive politike nuk ngurojnë që të premtojnë rritje të pagës për qytetarët.

E sipas Entit Shtetëror për statistika paga mesatare në vend është 28.721 denarë, ose 468 euro.