Në pranga 23 vjeçarja anëtare e bordit zgjedhor, kishte fotografuar listën zgjedhore

Advertisment

Policia në Kavadar ka arrestuar një vajzë 23 vjeçare, e dyshuar se ka kryer vepër pe nale lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat u mbajtën të mërkurën.

23 vjeçarja e arr estuar ka qenë anëtare e bordit zgjedhor në vendvotimin 0687 që gjendet në shkollën fillore “Dimkata Angellot Gaberot” në Kavadar.
Sipas disa informatave, ajo dyshohet se ka fotografuar listën zgjedhore dhe të njejtën e ka dërguar në selinë partiake, me qëllim për të kontrolluar daljen e votuesve në këtë vend votim.

Reklame

“Më datën 16.07.2020 në ora 17:00 në repartin për punë të brendshme Kavadar është ftuar E.K (23) nga Kavadari, përshkak dyshimeve se si anëtare e bordit zgjedhor në vendvotimin 0687, ka kryer vepër penale “shkelje të privatësisë në votim”. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngritet padi adekuate penale”, tha Veroljub Dodevski, zëdhënës i SPB Veles./Zhurnal/