Në pranga pronari i lokalit nga fshati Negotinë, nuk respektoi masat

Ministria e Punëve të Brensheme njofton se mbrëmjen e djeshme, respektivisht rreth orës 20:30 ka privuar nga liria 30-vjeçarin M.B. dhe vëllain e tij 37-vjeçar B.B. nga fshati Negotinë në komunën e Vrapçishtes, transmeton Alsat.

Policia në objektin nën pronësi të 30-vjeçarit gjatë kontrollit ka hasur në 25 persona, me çka është vërtetuar se objekti ka punuar në kundësrshtim me masat e qeverisë për parandalim të virusit.

Reklame

Inspektorati i Tregut ka mbyllur objektin duke vendosur bllombë, por vëllai i pronarit, B.B. ka thyer bllombën pas çka është arrestuar.

Të arrestuarit dyshohen për shkelje të nenit 206 nga Kodi Penal, respektivisht mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë.