Në pranga shakaxhitë e 1 prillit

Gjiganti teknologjik Google, i njohur për shakatë e tij të një prillit, ka hequr dorë nga tradita për shkak të pandemisë e cila deri sot ka marrë më shumë se 40 000 jetë.

Tajlanda të martën ka publikuar se autorët e shakave të një prillit mund të dënohen me bu rgim deri në 5 vjet.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Në Indi departamenti për siguri të sajberit në shtetin federal Maharashtri ka publikuar se do ta ndjekë ligjërisht çdo person i cili përhapë lajme të rreme për shkak të një prilli.

“Shteti nuk do të lejojë askujt të përhap thashethëme – panik mbi koronavirusin”, ka publikuar ministria e brendshme e këtij vendi. Shtohet se autoritetet kanë marrë udhëzim “të reagojnë shpejtë dhe në mënyrë të vendosur” kundër këtyre personave.

Nën titullin “Korona nuk është shaka”, ministria gjermane e shëndetësisë ka bërë thirrje për publikun që të mos trillojë tregime në lidhje me koronavirusin./Insajderi/