Në Prizren shënohet Mevludi, ditëlindja e Profetit Muhamed

Advertisment

Në qytetin e Prizrenit u shënua Mevludi, ditëlindja e Profetit Muhamed, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një program të organizuar në Xhaminë e Sinan Pashës nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren, qytetarët falën namazin dhe bënë lutje.

Reklame

Në ligjërimin e tij, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, foli mbi jetën e Profetit Muhamed dhe mbi atë se si duhet vlerësuar kjo natë.

Gjatë programit u shpërndanë ëmbëlsira për qytetarët, të cilët përjetuan atmosferën shpirtërore të kësaj nate.

Muslimanët në botë shënojnë Mevludin, ditëlindjen e profetit Muhamed, në ditën e 12-të të muajit Rabi-ul-Evel sipas kalendarit islam.