Në qoftë se e keni të domosdoshme të dilni gjatë orës policore, paraqituni në këtë numër

Advertisment

U bënë gjashtë ditë tani nga shpallja e orës policore në Maqedoninë e Veriut. Qytetarët ende kanë paqartësi për atë se si janë rregullat e kësaj mase qeveritare. Lirshëm lëvizin vetëm një kategori e veçantë njerëzisht, megjithatë, në qoftë se keni rast urgjent ju duhet të lajmëroheni në numrin e policisë, 192 i cili është pa pagesë, njofton Portalb.mk.

Asnjë qytetar i cili ka nevojë urgjente apo të domosdoshme për të dale jashtë gjatë orës policore nuk mbahet me dhunë brenda, i njëjti mjafton të paraqitet me emër, mbiemër dhe numrin amë në policinë e shtetit.

Reklame

“Është e vërtetë që ora policore deri në këto momente po funksionon si duhet dhe njerëzit kryesisht po e respektojnë këtë masë dhe qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Megjithatë, ne në asnjë moment nuk dëshirojmë të bëhemi shkak që dikush nuk ka arritur në spital për shkak të kësaj mase, të gjithë personat që kanë nevoja të domosdoshme për të dalë jashtë gjatë orës policore të paraqiten në numrin e policisë 192, i cili është falas ku do të duhet të japin emrin, mbiemrin numrin amë dhe tabelat e veturës me të cilën do të udhëtojnë” tha Fatmir Rexhepi, zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendshme(SPB), në Tetovë.

Policia e Tetovës në 24 orët e kaluara ka kapur edhe një person që nuk e ka respektuar vendimin e Qeverisë për lëvizje të kufizuar. Bëhet fjalë për person të gjinisë femërore të moshës 35 vjeçare, ndërsa ka qenë e privuar nga liria në orën 22 në rrugën “Vonvardarska” në Tetovë. Gjithsej deri më tani 31 persona kanë bërë.

Nga ana tjetër, gjithsej në vetizolim në Tetovë janë 503 persona, ky numër ishte më i lartë mirëpo një pjesë prej të vetizoluarve të cilët ishin kthyer nga shtetet e Bashkimit Evropian ju ka kaluar periudha e inkubacionit, gjegjësisht periudha prej 14 ditësh. Të gjithë këto persona kontrollohen vazhdimisht, edhe atë nga dy tre here në ditë.