Në rrugën Tetovë – Trebosh lëndohet rëndë 28 vjeçari pasi u shtyp nga vetura

Në datën 07.03.2021 në orën 21.25 në SPB Tetovë është denoncuar se në rrugën lokale Tetovë-f.Trebosh, automjeti motorik i udhëtimit “Audi” me targa të Tetovës, i drejtuar nga A.G.(54) nga f.Trebosh, ka goditur këmbësorin Sh.K.(28) nga f.Novak. Në aksident këmbësori ka marrë lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën klinike Tetovë.

Është kryer inspektim në vendin e aksidentit nga ekipi inspektues i SPB-Tetovë.