Në SHBA shënohen 1 mijë e 554 viktima

Advertisment

SHBA tashmë është një nga vatrat kryesore të COVID-19. Në 24 orët e fundit në SHBA janë regjistruar 1,554 viktima, ndërsa numri total ka shkuar në 25,195 të vdekur.

Po ashtu janë regjistruar dhe 16,547 raste të reja ku gjithsej janë 603,488 të infektuar. Edhe numri i të shëruarve është rritur në 38,131 persona që kanë lënë spitalin. Vendi më i prekur vijon të mbetet Neë York ku edhe aty vihet re një trend rritës në numrin e të vdekurve.

Reklame

Në 24 orë u raportuan 778 viktima me një total prej 10,834 të vdekur. Në një konferencë për shtyp, guvernatori Andrew Cuomo u shpreh se janë regjistruar dhe 1600 raste të reja të infektuar me COVID-19.

Gjithsej numërohen 202,208 persona të diagnostikuar me koronavirusin e ri.