Në Suedi nga koronavirsu 170 viktima në 24 orët e fundit

Suedia është një nga nga vendet që nuk ka marrë masa shtrënguese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Ndërkohë, mësohet se në 24 orët e fundit janë regjistruar 170 viktima nga COVID-19.

Dita e djeshme ishte po ashtu negative pasi u numëruan 114 viktima por tashmë vendi nordik ka 1 mijë e 203 dhe ende nuk ndërmerr ”Lock- Doën”-in.

Ndryshe, një numër më i vogël vdekjesh ishin regjistruar të shtunën dhe të dielën teksa kjo javë duket se ka filluar me bilanc tragjik për Suedinë.

Numri i rasteve me COVID-19 u rrit me 482,që sjell numrin e përgjithshëm nga 11.445 në 11.927./ Opinion.al