Në Tabanoc për 24 orë, 2 444 udhëtarë kanë hy në Maqedoni

Në 24 orët e kaluara në vendkalimin kufitar Tabanoc ka pasur gjithsej 2444 udhëtarë, nga të cilët 1192 shtetas vendas dhe 1252 të huaj, njoftuan sot zyrtarët nga Vendkalimi Kufitar- Tabanoc.

Këtë paradite, një grup i qytetarëve të vendit ishin duke pritur për të hyrë në vend, ndërsa disa prej tyre kishin teste PCR.

Reklame

Një udhëtar që tregoi dokument dhe test para gazetarëve tha se kishte paguar 97 euro, një pasagjer tjetër më i vjetër kishte paguar 110 euro.

Ata thanë se do të duhet të kalojnë 14 ditë në vetizolim.