Në Tetovë 1 person kurse në Gostivar 4 nuk respektuan orën policore

Advertisment

Prej dje pasdite në ora 16:00 ka filluar karantina 85 orëshe për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. E fillimin e kësaj periudhe të izolimit në shtëpi, nuk e kanë respektuar 5 banorë të rajonin të Pollogut, njofton Flaka

Burime të Policisë, i thanë FLAKA-s që brenda kohës u regjistruan 5 raste në rajonin e Pollogut që nuk respektuan orën policore. Katër nga ata janë banorë të Gostivarit, dhe vetëm një nga rajoni i Tetovës. Ndaj tyre, do të ndiqet porcedura ligjore.

Reklame

Ndalesa për qarkullim të lirë do të zgjas deri më 21 prill 2020, e martë ora 05:00.

Qeveria ka angazhuar Ministrinë e Brendshme që të intensifikoj kontrollet përreth objekteve fetare gjatë kohës së festës së Pashkëve. Gostivari Sot