Në Tetovë 16 persona ndodhen në vetizolim

Advertisment

Sipas të dhënave që i bëri të ditur në konferencë për shtyp ministri për Punë të Jashtme, Naqe Çulev, në kontroll policor për shkak të vetizolimit janë gjithsej 173 persona.

Prej 173 personave, 16 janë nga Tetova. Për një person nga Tetova që nuk i ka respektuar rekomandimet ka kallëzim penal dhe Prokuroria Publike do të procedojë me rastin.

Reklame

Personat që nuk respektojnë rekomandimet do të akuzohen sipas nenit 205 dhe 206 të Kodit Penal të RMVsë për përhapje të sëmundjes infektive dhe mosrespektim të udhëzimeve shëndetësore gjatë kohës së epidemisë.

Ministria për Punë të Brendshme hapi një linjë të posaçme dhe e-mail për informim dhe denoncim të mosrespektimit të masave që i ndërmori Qeveria për mbrojtjen nga përhapja nga coronavirusi.

Linja telefonike 0800 00201 do të punojë 24 orë dhe është në dy gjuhë, përkatësisht në gjuhën shqipe dhe maqedonase.