Në Tetovë 230 persona janë në vetizolim

Zv/ministri i shëndetësisë Armend Arsllani i pyetur nëse në Tetovë ka persona që janë testuar tha se ato në vazhdimësi janë në komunikim me Qendrën për Shëndet Publik në Tetovë, po ashtu edhe me shërbimin epidemiologjik dhe infektologët.

“Kemi informacione se në vetizolim janë 230 persona, 194 ende janë në mbikëqyrje.
Në javën e fundit 36 persona janë liruar nga mbikëqyrja të njëjtit janë pa simptoma, përderisa me vendim për vetizolim janë 18 persona tek të cilët ende nuk ka përfunduar mbikëqyrja.

Të shtojë se edhe tre persona janë kontrolluar dhe ato janë negativë”, ka deklaruar Armend Arsllani, raporton SHENJA. Ai tha se pacientja e Gostivarit është në gjendje stabile.