Në Tetovë u zhvillua marshi protestues kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike (LIVE)

Advertisment

Qytetarët e Tetovës edhe këtë të premte i janë përgjigjur thirrjes së Këshillit Organizativ për të protestuar kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut. Marshi protestues ka filluar në orën 14:00 në sheshin Iliria, transmeton Portalb.mk.

“Këshilli Organizativ tash e sa kohë është duke zhvilluar protesta të suksesshme vetëm e vetëm për të parandaluar zhvatjen e qytetarëve nga MEPSO, ELEM, KRRE dhe EVN. Sot ka një kontradiktë të qartë midis faturave të larta rrymës elektrike dhe xhepit të varfër të qytetarëve. Ata janë dhuna në interes të oligarkëve, ata janë dhuna pushtuese e xhepit. Ata janë dhuna e propagandës dhe reklamës.

Reklame

Ata janë dhuana që prodhon çdo ditë dëshpërim te qytetarët. Ata janë despotë, hajdutë dhe pronar, por le të dimë një gjë vullneti çelik i popullit do të jetë tregues i fuqisë së brendshme që do të çlirojë qytetarin nga ngulfatja e faturave të pa përballueshme”, deklaruan dje nga Këshilli Organizativ.

Sipas tyre, pas dhjetë protestave e bllokadave masive Këshilli Organizativ ka marrë përkrahjen e disa partive politike.

Protestat në forma të ndryshme kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike kanë filluar prej muajit gusht, si kundërpërgjigje ndaj vendimi të Komisionit Rregullator i Energjetikës (KRRE) për të rritur çmimin e energjisë elektrike. Lajmi për rritjen e çmimit të rrymës u prit me reagime të ashpra në opinion, si rezultat i së cilës erdhën edhe protestat e një pas njëshme, në shumë qytete të vendit.

Protesta e fundit rreth kësaj problematike, u zhvillua më 2 tetor në Shkup, ku edhe kërkuan takim me kryeministrin Zoran Zaev. Paraprakisht rreth dy javë më parë, në Tetovë, protestuesit bllokuan edhe autostradën duke lëvizur me një shpejtësi të ulët me vetura nga Zhelina deri në Tetovë.

Kërkesat e Këshillit organizativ kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike vazhdojnë të jenë po ato: anulim i vendimit të fundit të Komisionit për rregullator energjetik, zbritjen e rrymës për 33%, ulje të TVSH nga 18% në 5 %; Parlamenti të shkarkojë komisionin dhe të formojë komision me ekspert të huaj dhe vendit; rrjeti i distribuimi të kalojë në pronësi të shtetit dhe falje të borxhit të rrymës elektrike për qytetarët e rasteve sociale.

Ndryshe, protestat në forma të ndryshme kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike kanë filluar prej muajit gusht, si kundërpërgjigje ndaj vendimi të Komisionit Rregullator i Energjetikës (KRRE) për të rritur çmimin e energjisë elektrike. Lajmi për rritjen e çmimit të rrymës u prit me reagime të ashpra në opinion, si rezultat i së cilës erdhën edhe protestat e një pas njëshme, në shumë qytete të vendit.