Në Tetovë, votojnë 55 persona me COVID-19 ose që janë në izolim

Advertisment

“Të organizuar në këtë formë, dhe në shoqërimin e pjesëtarëve të Sektorit të punëve të brendshme, sot do të vizitohen 55 persona, konkretisht, nga komisioni i posaçëm votues do shkohet në 55 familje, për ta realizuar të drejtën e votimit, ata që janë të karantinuar apo të prekur nga virusi korona”.

Edhe pse personat vizitohen nëpër shtëpitë e tyre, votimi realizohet në oborret e tyre, pra në ambient të hapur, e në rast të vizitës nëpër hyrje shumëkatëshe, shkohet me ekip të reduktuar.

Reklame

Gjendet adresa, vendi i banimit ku gjendet pacienti. Pastaj i lusim që të dalin jashtë sipas mundësisë në ndonjë tavolinë votojnë, nëse është në banesë, atëherë reduktohet ekipi. Gjatë daljes pastaj ato skafanderë hiqen dhe vendosen në një qese plastike për tu hedhur – deklaroi Astrit Neziri, kryetar i posaçëm i Komisionit votues.

Në komisionin zgjedhor komunal kanë arritur 69 kërkesa, ndërsa janë miratuar vetëm për 55, të cilët, janë vizituar sot nga dy ekipe të posaçme zgjedhore.

Nga ana e KZSH kemi të angazhuar dy këshilla zgjedhor të posaçëm, të cilët sot që në orët e mëngjesit kanë pranuar materialin e nevojshëm zgjedhor nga vendvotimet e caktuara. Në momentin që do kryejnë punët e tyre këshillat e posaçëm zgjedhor atë material zgjedhor, këshillat e posaçëm do duhet t`ua kthejnë këshillave amë zgjedhorë, ashtu siç e kanë pranuar – deklaroi Nazmi Dauti, kryetar i KZK – Tetovë.

Votimi i sotëm përfundon në momentin kur do të përfundojnë vizitat tek të gjithë personat e paraqitur.